Krimet e Rënda çojnë për gjykim dosjen e ish-gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion.
Në seancën paraprake avokati i gjyqtarit Miri kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij të arrestuar në 10 nëntor të vitit 2017 i cili aktualisht ndodhet ende në spitalin e burgut si pasojë e problemeve me shëndetin.
Miri u përfshi në korrupsion për dhënien e një vendimi kundrejt ryshfetit 30 mijë euro.
Gjyqtari u arrestua pas vendimit që çoi në lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje të dyfishtë në vitin 1998.
Gentjan Doda dyshohet se pagoi shumën e 30 mijë eurove te gjyqtari dhe përfitoi lirinë nga ky i fundit.