Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Krimet e Rënda japin vendimin, 14 vite burg për Emiljano Shullazin, 41 për pjesëtarët e tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Krimeve të Rënda jep dënimin për Emiliano Shullazin dhe për anëtarët e tjerë të bandës.

 

Gjykata ka vendosur 14 vite bug për Emiljano Shullazin, 12 vite për Gilmano Danin, 10 vite për Endri Qyqen, 10 vite për Endrit Zelën dhe 9 vite për Blerim Shullazin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin, por u dënua me 14 vite, ndërsa në total ishin kërkuar 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës, por u dënuan me 55 vite burg me kushtin nga Gjykata që askush nga pjesëtarët e bandës së Shullazit të mos marrë liri me kusht.

Mësohet se përfaqësues të Ambasadës amerikane ishin në sallë dhe ndoqën vendimin e pretencës.

Sakaq, banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës.

Më shumë

spot_img