Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Krimet e Rënda e dënuan me 10 vite burg, prangoset Alfred Mikeli: “I forti” që u dha 10.000 euro efektivëve të Operacionales, ata “humbën gjurmët”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Alfred Mikeli, një 45 vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga Policia në fshatin Qerret të Kavajës, shkruan newsbomb.al. Ky shtetas është dënuar me 10 vite e 6 muaj burg nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda, për trafik droge.

Alfred Mikeli është arrestuar dhe në ditët e fundit të dhjetorit 2021, por është liruar në furgonin e Policisë së sepse u ka dhënë rryshfet dy efektivëve të Operacionales. Gëzim Lluka dhe Viktor Buca arritën ta gjenin me sukses 45 vjeçarin në Durrës, pas vitesh kërkime.

I kërkuari i drejtësisë u mor me furgonin e Operacionales dhe do të dërgohej në qeli, por gjatë rrugës Alfred Mikeli u ka ofruar 10 mijë euro dy efektivëve, të cilët e kanë pranuar këtë shumë. Nga 5 mijë euro kanë marrë Buca e Lluka dhe më pas kanë deklaruar te eprorët se nuk kishin asnjë gjurmë të 45 vjeçarit.

SPAK ka nisur hetimet në dhjetor 2021 dhe në shkurt 2022, dy efektivët e Operacionales Gëzim Lluka dhe Viktor Buca janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të hetimeve, shkruan newsbomb.al. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës, për prangosjen e Alfred Mikelit:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, finalizuan operacionin policor të koduar “Last move”. Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Qerret, Kavajë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

  • Alfred Mikeli, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 18.12.2018, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 06.01.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Alfred Mikeli, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.

Më shumë




spot_img








spot_img