Prokuroria e Krimeve të Rënda ka çelur një dosje të re hetimi lidhur me kapjen e 613 kilogram kokainë në Portin e Durrësit, në një konteiner me banane në pronësi të biznesmenit Arbër Çekaj.
Dosja e re e Krimeve të Rënda është hapur për bashkëpunëtorët e Arbër Çekajt në transportin e sasisë rekord të kokainës nga Kolumbia drejt Portit të Durrësit në shkurt të vitit të kaluar.
Dy të arrestuarit janë Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, por në seancat gjyqësore ata kanë mohuar të kishin dijeni për ngarkesën, duke u shprehur se janë punëtorë në kompaninë e frutave “Arbi Garden”.
Sakaq, Çekaj është arrestuar në Gjermani, ku edhe ka kërkuar azil për të mos u ekstraduar drejt Shqipërisë.
Sondazh
Poll