Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Krime zgjedhore”, Petrit Vasili: Hapja e kutive në Berat e Gjirokastër provoi shqetësimet e mëdha të SHBA për zgjedhjet e 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Berati dhe Gjirokastra provuan shqetesimin e misionit të SHBA pranë OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se hapja e kutive në Berat dhe Gjirokastër tregoi sipas tij edhe një herë krimet zgjedhore.

“Shitblerja e votës, përdorimi kriminal i financave te shtetit dhe te administratës shtetërore, përdorimi kriminal i të dhënave personale, mijra punësime në dhunim të ligjit, manipulimi në shkallë kombëtare, përjashtimi nga votimi i mijra qytetarëve shqiptare në Greqi,votimi i shumëfishtë, fletë votimi më shumë se votues,manipulimi i materialeve zgjedhore janë krime zgjedhore tashmë të provuara botërisht.

Postimi i plotë i Vasilit:

Berati dhe Gjirokastra provuan shqetesimet e medha te Misionit te SHBA prane OSBE ne Vjene per 25 prillin!

Hapja e kutive ne Berat e Gjirokaster provoi perpara gjithe botes se ne 25 prill qeveria, mafioze e rilindjes kreu keto krime zgjedhore te cilat gjenden edhe ne deklaraten e misionit te SHBA ne Vjene:

Shitblerja e votes, perdorimi kriminal i financave te shtetit dhe te administrates shteterore, perdorimi kriminal i te dhenave personale, mijra punesime ne dhunim te ligjit, manipulimi ne shkalle kombetare, perjashtimi nga votimi i mijra qytetareve shqiptare ne Greqi,votimi i shumefishte, flete votimi me shume se votues,manipulimi i materialeve zgjedhore jane krime zgjedhore tashme te provuara boterisht.

Po risjell edhe nje here shqetesimet e renda te SHBA per 25 prillin.

Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli qe ne 7 maj me një deklaratë teper të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi :

“SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.

Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve.

SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale,” theksoi ajo.

Asnje qendrim tjeter nuk ka dhe nuk mund te kete perballe krimit me te madh, qe i eshte bere ndonjehere zgjedhjeve ne Shqiperi.

Asnje alibi nga askush nuk i shpeton dot kete manipulim mafioz te zgjedhjeve nga demaskimi, denoncimi dhe denimi pa meshire e tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img