Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Krim shtetëror”, Rama: Më 27 shkurt vendoset nëse “21 Janari” do i kalojë SPAK-ut

Shkruar nga Newsbomb
“Krim shtetëror”, Rama: Më 27 shkurt vendoset nëse

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në ceremoninë e përkujtimit të 21 janarit, ku marrin pjesë familjarët e 4 viktimave.

Rama u shpreh se akoma presin drejtësi, teksa tha se pritet që më 27 shkurt të vendoset nëse dosja do i kalojë SPAK-ut, apo do të mbesë në Prokurorinë e Tiranës, të cilën e cilësoi si “bark pa shtyllë kurrizore”.

"E zeza mbi të bardhë krim shtetëror të pahetuar. Duke u bërë i pamundur të lexohet me dy kuptime, sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë

Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuaqr prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se njëmuaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës”, tha Rama ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese