Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Krim i shëmtuar në Tropojë/ Persona të paidentifikuar thyejnë 200 fidanë bliri, reagon ashpër kryebashkiaku

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Plot 200 fidanë bliri janë thyer nga persona të paidentifikuar gjatë mbrëmjes në Tropojë.

Ky krim i paprecedentë besohet të ketë ndodhur gjatë natës, përgjatë aksit rrugor Cërrnicë -Bujan.

Lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar ka reaguar ashpër kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi, i cili i kërkon organeve ligjzbatuese të identifikojnë autorët.

“E paprecedent‼️ Qindra fidane bliri të mbjella nga Bashkia Tropojë në aksin rrugore Cërrnicë -Bujan  janë shkatërruar.

Fuqia e paaftësis për tu faktorizuar nuk është argument ky kategorizëm njerzish toksik që shkaktojnë masakra të tilla meriton neveri.

Apeloj organet ligjëzbatuese të identifikojnë urgjent këta tipa me zakonin e shkatërrimit gjithashtu kërkoj mbeshtetjen e komunitetit  pasi ruajtja,dhe kujdesi për mjedisin është detyrim moral i të gjithve.

Kjo sjellje harbute,nuk do mbetet pa u ndëshkuar.

Veprime të tilla nuk do jene aspak penges as për mua,as stafin time që të punojmë për Tropojën që duam dhe duhet”, shkruan Byberi në rrjetet sociale.

Më shumë

spot_img
spot_img