Hapësire reklamuese

Bota

Krijuesi i “Black Mirror” parashikon fitoren e Trump: E ardhmja është tmerruese

Shkruar nga Newsbomb

Charlie Booker, krijuesi i serialit të famshëm fantashkencë, “Black Mirror”, parashikon se Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në SHBA.

Ai thotë se kjo gjë do të shoqërohet me një të ardhme të tmerrshme, të ngjashme me serialin e tij dystopian.

“Është e tmerrshme sepse mendoj që Trump do fitojë. Po vras mendjen nëse duhet të ndërtoj apo jo një bunker”, tha ai duke shtuar se “Sapo kaluam Brexit-in. Sigurisht që Trump do fitojë. Po filloj të imagjinoj që ai tashmë ka fituar dhe nuk po mundet të arrijë të realizojë të gjitha gjërat e tmerrshme që ka premtuar”.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.