Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Krijoi partinë 6 muaj më parë, kush është 55 vjeçari që fitoi zgjedhjet në Slloveni të dielën, rrëzoi kryeministrin që quante gazetarët “Prostituta”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka shumë shpresë për partitë e reja, dhe për lëvizjet që ngjallin frymë. Kjo ka ndodhur në zgjedhjet e djeshme në Slloveni ku një parti e dalë nga protestat dhe e themeluar në janar të këtij viti, arriti të rrëzojë me rezultat bindës partitë tradicionale, dhe kryeministrin Janez Jansa.

Pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe votuesve francezë që i dhanë presidentit Emanuel Macron një mandat të ri, Robert Golob, që themeloi “Lëvizjen për Lirinë” u pozicionua me vota për të krijuar një qeverisje të re të majtë, dhe të ndryshojë të gjitha reformat që prezantoi Jansa për të cilat Golob thoshte se minonin shtetin e së drejtës.

Lëvizja për Lirinë arriti të marrë 33.4 përqind të votave ndaj 24.7 përqind të Partisë Demokratike drejtuar nga Jansa, sipas të dhënave zyrtare nga votimet e djeshme në Slloveni.

“Njerëzit duan ndryshimin” tha Golob duke deklaruar mbrëmjen e djeshme edhe fitoren. “Sot janë duke festuar, por nesër fillon një ditë e re. Nesër, do fillojmë të punojmë fort”.

Golob e ndërtoi strategjinë e tij të fitores duke akuzuar ish kryeministrin Jansa për autoritarizëm që kur u kthye në pushtet në 2020 duke u përpjekur të minojë institucionet demokratike, lirinë e shtypit si homologu I tij Viktor Orban në shtetin fqinjë, Hungari.

Jansa, 63 vjeç një admirues I ish presidentit Donal Trump, gjatë fushatës premtoi stabilitet. Ai filloi ngjitjen në pushtet kur u bë fillimisht ministër I mbrojtjes në qeverinë postkomuniste Slovene në 1990.

Jansa u akuzua për korrupsion në 2013, pas marrjes së mandatit të dytë si kryeministër për shkak se favorizoi kompanitë e lidhura me të.

Në zgjedhje votuan 1.7 milionë persona me të drejtë vote, dhe statistikat thonë se partia e Golob, e themeluar në janar, mori 40 vende në Parlament ndërkohë që partia e ish kryeministrit që kërkonte mandatin e katërt arriti të marrë vetëm 28 vende.

Sllovenia është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Para viteve ’90, Sllovenia ka qenë pjesë e Jugosllavisë, pork a mbajtur një pozicion Stabel ndryshe nga vendet që dolën nga ballkani I luftës. Kohët e fundi tai sulmonte kritikët e tij, vecanërisht në media, ka nxjerrë akuza për Bashkimin Evropian dhe grupet që lobonin për lirinën e medias.

Ai etiketonte gazetaret femra kritike të tijat si “prostituta”, ndërpreu fondet për agjencinë shtetërore të lajmeve. Mediat shkruajnë se ka qenë një admirues i diktatorit jugosllav Marshall Tito në rininë e tij, dhe më vonë përkrahu nacionalizimin. Luajti një rol të admirueshëm në sigurimin e pavarësisë së Sllovenisë, që ishte ish republika e parë jugosllave që u shkëput.

Kush është Robert Golob?

Njeriu që i dha shpresë Sllovenëve për ndryshim është Robert Golob, një ish funksionar ekzekutiv i Gen-I, një firme elektroenergjetike që mori një parti të gjelbër që ishte krijuar nga Jure Leben dhe nuk ishte në parlament dhe në janar të 2022 i ndryshoi emrin në Gibanje Svoboda (Freedom Movement). Këtu, e futi veten në politikë.

Me një diplomë inxhinerie në xhep, pasi mbaroi studimet në Universitetin e Lubjanës në 1994, ai vazhdoi studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërmjet viteve 1999-2000 ishte në pozicionin e sekretarit të shtetit në Republikën e Sllovenisë në Ministrinë e Ekonomisë. Në 2004 themeloi kompaninë Gen-I dhe qëndroi president i saj deri në 2021, kohë në të cilën vendosi të përfshihej gjerësisht në politikë.

Golob, tani 55 vjeç pritet të krijojë qeverinë me Socialdemokratët dhe të majtët. Ai premtoi përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe të ndjekë një strategji për ekonomi të gjelbër. Lëvizja për Lirinë e krijuar në fund të janarit, ka vetëm pak persona me eksperiencë në politikë dhe qeveri në nivelin kombëtar.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img