Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Krijohet qendra kombëtare e librit dhe leximit, ja çfarë do të ndodh me të apasionuarit e letërsisë

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria ka vendosur të krijojë qendrën kombëtare të librit dhe leximit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, thuhet se qëllimi kësaj qendre e quajtur shkurt QKLL, 'është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë'.

QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit. Në të njëjtën kohë mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format për personat me aftësi të kufizuara; krijon kushtet nxitëse për krijuesit në fushën e letërsisë, duke siguruar mbështetje financiare dhe organizon konkurse për dhënien e çmimeve kombëtare letrare; Nxit e promovon librin dhe autorët e përkthyesit shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; Krijon kushtet për zhvillimin e kulturës së leximit në të gjitha grupmoshat, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

vkm-1547662714.jpg

vkm2-1547662718.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese