Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Krijohet Agjencia Kombëtare e Rinisë, ja kush është drejtoresha e parë: Këta janë sektorët që kemi prioritet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b29a407d6e973ce327c6c065630e3f06

Në Shqipëri është krijuar edhe Agjencia Kombëtare e Rinisë, drejtoresha e parë e të cilës do të jetë Kleina Kasani.

Në një intervistë për Fax Neës ajo ka treguar se fokusi do të jetë te zhvillimi i aktiviteteve me përfshirjen e sa më shumë të rinjve, ndërsa buxheti do të jetë 58 milionë lekë të reja.

“Sipas VKM, por edhe ligjit që ne e kemi udhërrëfyes në punën tonë ne kemi fushë përgjegjësie që lidhet me edukimin joformal të të rinjve, aktivizimin dhe përshirjen e tyre nëpërmjet aktiviteteve, por dhe risia më e fundit është edhe financimi i projekteve rinore.

Kjo agjenci përbëhet nga tre sektorë dhe janë dy sektorë mjaft të rëndësishëm që janë të dedikuar për rininë shqiptare është sektori i programeve dhe sektori i projekteve. Sektori i programeve ka në fokus zhvillimin e aktiviteteve me fokus rininë shqiptare dhe përfshirjen e tyre sa më të madhe. Kur them aktivitet falas për trajnime për të rinjtë që mund të lidhen me leadershipin, mund të lidhen me inovacionin dhe teknologjinë e informacionit.

Sa i përket sektorit të projekteve Agjencia Kombëtare e Rinisë ka një buxhet të dedikuar nga buxheti i shtetit që do të mbështes projekte rinore. Ky buxhet do të jetë i dedikuar për organizatat rinore dhe organziatat për të rinjtë.

Sapo kemi nisur një proces mjaft transparent që është konstituimi i këshillit kombëtarë rinor. Ky këshill kombëtarë rinor është një organ këshillues ku do të marrin pjesë jo vetëm organizata rinore, por edhe përfaqësues nga studentë dhe këshillat studentorë dhe do të funksionojë si një organ këshillimorë pranë Ministrit përgjegjës për rininë, por edhe pranë agjencisë që ne të vendosim prioritetet dhe të jemi transparent në ndarjen e buxhetit që kemi të dedikuar për projektet.

Për vitin 2021 kemi 58 milionë lekë të reja që do të jenë të dedikuara në dhënien e granteve dedikuar organizatave rinore dhe organizatave për të rinjt dhe aktualisht jemi duke bërë punën përmbajtësore për konstituimin e këshillit rinorë i cili më tej do të na ndihmojë për të vendosur piketat dhe për të ndarë formulën më të mirë për dhënien e këtyre granteve”- u shpreh Kasani.  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img