Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Krijimi i Agjencisë për Mediat dhe Informimin, reagon Jonila Godole: U kurorëzua ligji “antishpifje”, po cënohet dukshëm liria e shprehjes në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndër vendimet e para që mori qeveria e re “Rama 3”, ishte edhe krijimi i agjencisë për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) me seli në Tiranë është në varësi të kryeministrit dhe që do të financohet nga buxheti i shtetit.

Por për pedagogen Jonila Godole, krijimi i kësaj agjencie ëhstë ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, pasi ëhstë kurorëzimi i ligjit “anti-shpifje”, për të cilin Rama mori goditje dy vite më parë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Sipas saj, qytetarit shqiptar nuk mund t’i kërkohet të paguajë 3 institucione që i shërbejnë qeverisë, pasi veç agjencisë së re, janë edhe ATSH dhe RTSH.

Postimi i plotë:

Qeveria „Rama 3“: Propagande dhe censure me vule kryeministrore

Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!

Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.

Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

LEXO EDHE: Pas ATSH, TVSh, ERTV, kryeministria.al, qeveria krijon agjencinë e lajmeve MIA, varet nga Kryeministri, paguhet nga buxheti i shtetit (PROPAGANDA)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img