Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çështja e GRURIT në horizont/ Krifca e bujqësisë flet me homologun e Ukrainës: Ja propozimi im për çmimin e importit për këtë vit

Shkruar nga Newsbomb
Çështja e GRURIT në horizont/ Krifca e bujqësisë flet

Si do të zgjidhet këtë vit çështja e importit të grurit në vendin tonë? Vitin e kaluar pati goxha vështirësi për shkak të luftës në Ukrainë dhe mbylljes së rrugëve të kalimit të anijeve nga ngushtica e Bosforit. Por me ndërhyrjen e kombeve të Bashkuara, disa anije të mëdha kaluan, dhe prej tyre përfitoi edhe Shqipëria.

Për të mos ia lënë në dorë rastësisë këtë proces, këtë vit, ditën e djeshme, siç raporton Qeveria Ukrainase, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka zhvilluar një takim online me ministrin e Ukrainës për bujqësinë Mykola Solskyi për të diskutuar mbi eksportet agrikulturore dhe tranzitin e produkteve ukrainase.

Dihet se Ukraina është ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, dhe për Shqipërinë, një ndër shtetet me volumin më të madh për këtë produkt.

Por Krifca ka dashur ti paraprijë situatës, e për të shkuar në çështje konkrete, për të vendosur edhe mënyrën sesi do të bëhet qarkullimi i grurit drejt Shqipërisë dhe me çfarë çmimi.

Shqipëria po mban pozicionin e propozimit që të paguhet kompensim për transportin e grurit drejt evropës, që sipas njoftimit për shtyp të qeverisë ukrainase do të bazohet në një princip progresiv. “Ky lloj kompensimi do të lejojë vendet e tjera që janë të vendosura shumë larg kufirit ukrainas të marrin grurë me një cmim adekuat. Në të njëjtën kohë, fermerët në vendet fqinjë me ukrainën do të kenë më pak presion lidhur me politikat e çmimeve” thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së bujqësisë së Ukrainës.

Ndërkohë që kjo ministri kujton se vende të tilla si Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kanë vendosur një ndalim të përkohshëm të importit të grurit dhe produkteve të tjera agrikultureës nga Ukraina. Komisioni Evropian anoncoi një paketë financiare ndihme për vendet që janë rreth Ukrainës, që të përfitojnë nga masa lehtësuese për importin e këtyre produkteve.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll