Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kreu një seri sulmesh me bombë, kamikazi hedh veten në erë

Lajme të ngjashëm

Një 24 vjeçar ka hedhur veten në erë mëngjesin e sotëm në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi policia iu vu në ndjekje.

Ngjarja ka ndodhur në Austin të Teksasit, ndërkohë që policia raporton se 24 vjeçari i identifikuar si Mark Anthony Conditt, ka hedhur veten në erë në makinën e tij, pasi u zbulua nga policia si autori i një sërë sulmesh me bombë.

Sipas mediave vendase, Conditt ishte organizatori i katër sulmeve me bombë, në njërin prej të cilëve mbetën të vdekur 2 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

24 vjeçari ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Teksasit.

Policia lokale dhe FBI po hetojnë në zbulimin e lidhjeve të mundshme të autorit me grupet kamikaze, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që i riu mund të ketë pasur probleme mendore.


Më shumë