Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet i riu në Tiranë, procedohet dhe nëna, ushtroi dhunë ndaj vajzës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku është arrestuar një 19 vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe” njofton policia.

Në pranga kanë rëndë dhe 6 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. L., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 65 vjeç, pasi u kap duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. M., 40 vjeç; A. V., 44 vjeç dhe A. Gj., 37 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin P. D., 37 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore.

—-

Më datë 08.12.2021, shtetasi M. H., 18 vjeç, ka kallëzuar se rreth orës 21:00, në afërsi të lokalit ku punon, është goditur nga disa persona të paidentifikuar.

—-

* Më datë 08.12.2021, shtetasi L. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

* Më datë 08.12.2021, shtetasi P. M., 74 vjeç, ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

* Më datë 07.12.2021, shtetasi M. S., 23 vjeç, ka kallëzuar se më datë 05.12.2021, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. S., 51 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img