Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Kreu marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, arrestohet

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Ka qenë nëna e vajzës që ka bërë denoncimin në polici, pasi dyshohet se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie me vajzën 12-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese