Hapësire reklamuese

Bota

Kreu i Wagner: Rekrutimi i të burgosurve ka reduktuar krimin në Rusi

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Wagner: Rekrutimi i të burgosurve ka reduktuar krimin në Rusi

Yevgeny Prigozhin, biznesmeni i lidhur me Kremlinin që kontrollon grupin mercenar, Wagner, ka mbrojtur praktikën e grupit të tij për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në Ukrainë.

Në një deklaratë të publikuar nga shërbimi për shtyp i Prigozhnit, ai tha se mbi 5.000 të burgosur janë falur dhe u janë kthyer jetës civile pasi kanë shërbyer për gjashtë muaj në luftë.

Sipas tij, më pak se 1 për qind e tyre kanë kryer ndonjë krim tjetër në muajin e parë pasi janë kthyer në Rusi. Ai pretendoi se kjo përqindje është shumë më e ulët sesa niveli tipik i recidivizmit.

“Kemi reduktuar krimin në Rusi”, pretendoi Prigozhin.

Asnjë nga pretendimet e Prigozhin nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Anëtarët e Wagneri-it – me mijëra burra të rekrutuar nga burgjet në mbarë Rusinë – kanë qenë aktivisht të përfshirë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që Rusia nisi shkurtin e vitit të kaluar.

Prigozhin muajin e kaluar tha se Wagner më nuk do të rekrutojë të burgosur, ndërkaq Ministria ruse e Mbrojtjes raportohet se ka nisur fushatën e vetë të rekrutimit në burgjet ruse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese