Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Kreu i Vatrës darkë me Berishën e Bashën në Tiranë, ‘i kundërpërgjigjet’ Ambasada Shqiptare në SHBA: Mbledh Diasporën online (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a649bc82105ee6991da4b12a0a1994c1

Kreu i shoqatës Vatra në SHBA Elmi Berisha ka qenë pak ditë më parë në Tiranë ku ka darkuar me ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Fotot i publikoi vetë ish-kryeministri Berisha, i cili shkruante se i kishte shprehur kreut të Vatrës “mirenjohjen e pakufishme per kryesine e Vatres dhe te gjithe Vatranet si dhe diasporen shqiptare ne SHBA ne teresi per rolin e tyre te pazevendesueshem qe kane luajtur me mbeshtetjen, lobimin e tyre per Shqiperine dhe Kosoven dhe Kombin shqiptar ne teresi.”

takimi_1.jpg

Si kundërpërgjigje për këtë “afrimitet” dhe daljet e herëpashershme publike të Vatrës në mbështetje të PD, Ambasada Shqiptare në SHBA ka mbledhur Diasporën, virtualisht. Ambasadorja Floreta Faber publikon fotot e këtij takimi online dhe shkruan se Diaspora luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

“ Një diskutim i mirë me diasporën shqiptare me iniciativën e tyre të fundit për një organizim të ri gjithëpërfshirës të komunitetit.

Ambasada Shqiptare në SHBA ka shprehur mbështetjen për këtë proces dhe ka sugjeruar një përfshirje aktive të grave dhe të rinjve. Diaspora luan një rol vendimtar në marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë”, shkruan Faber dhe dnan fotot e mëposhtme.

Ejx352CXYAAJ0G6.jpg
Ejx352HX0AUzWqq.jpg

Më shumë

spot_img