Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Kreu i SPAK paralajmëron: Kemi hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, janë 20 skuadra hetimore me BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka folur gjatë prezantimit të projektit të ri të BE “Eu4LEA”, ku ka paralajmëruar hetime shumë të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave, krimit të organizuar si dhe korrupsionit.

Kraja tha se duke qenë se vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme, referuar integrimit drejt Bashkimit Europian, institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol shumë të rëndësishëm.

Ai u shpreh se SPAK është në një fazë delikate pasi duhet të kapërcejë probleme  për të sjellë produktin e nevojshëm, teksa ka shtuar se janë 20 skuadra të përbashkëta hetimore me Bashkimin Europian.

“Më lejoni të shpreh shkurt disa mendime. Ndodhemi në një fazë shumë të rëndësihme për integrimin në BE. Në këtë apsket institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe që produkti të jetë gjithmonë sa më cilësor dhe i prekshëm për publikun.

Mendoj se projekti është në kohën e duhur për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave. SPAK tashmë është në një fazë delikate, ku i duhet të kapërcejë problemet për të sjellë produktin e nevojshëm. Ne jemi në fazën e fundit të marrjes së hetuesve financiarë.

Kemi hetime shumë të rëndësishme në vijim në aspektin e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të pastrimit të parave. Aktualisht kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore me BE-në. Nga ana tjetër po përpiqemi të shkojmë deri në fund të problemeve të vendit. Po bashkëpunojmë ngushtë me Europool për hetimet e përbashkëta. Projekti nga BE do rrisë kapacitetet tona. Jemi në fazën ku struktura duhet të jetë më efektive”, tha Kraja.

 

Më shumë




spot_img








spot_img