Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

400 kg kokainë në Lipjan, Kreu i SPAK flet nga Kosova: Grupet kriminale kanë shtrirë territorin e tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur sot nga Kosova, lidhur me ngjarjen e ditës, ku u kapën 400 kg kokainë në një kamion me mish pule.

Ai tha se bandat kriminale e kanë shtrirë fushën e veprimit dhe territorin e tyre, por bashkëpunimi mes vendeve rezulton i suksesshëm për të goditur veprimtari të tilla.

“Ka dy momente qe duhen vlerësuar nga kjo ngjarje, se grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë. Por gjithashtu doli në pah se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë sukses në goditjen e tyre. Bllokimi i sasive të tilla si kjo e 400 kg kokainë tregon se efikasiteti i strukturave tona ishte i duhur dhe i suksesshëm”, tha Kraja.

Kamioni vinte nga Brazili dhe në Kosovë mbërriti pas një tranziti në Durrës. Droga ishte e fshehur në 20 kuti me nga 20 kg secila, sasi e cila nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e minimalisht 20 milionë eurove (me shumicë) deri në maksimalisht 120 milionë euro me pakicë.   

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img