Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël fushatë për PD: Basha kryeministër do na ulë taksat, jam shumë entuziast sot!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto është shfaqur sot krah kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke deklaruar hapur mbështetjen për të.

Nasto ka nënshkruar një marrëveshje premtimesh të shkruara me Bashën, e ndërsa ka marrë fjalën nga selia e PD-së, nuk ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm.

Nasto nuk e fshehu entuziazmin kur tha se Basha si kryeministër i ardhshëm do të mbajë fjalën për t’i ulut biznesit taksat.

Pjesë nga deklarata e Nastos krah Bashës në selinë e PD:

Rama na tha do ulet karburanti, energjia e të tjera, dhe sa e mori i rriti. Mund të them që do të jesh kryeministri i ardhshëm i biznesit të vogël dhe të mesëm dhe të falenderoj unë personalisht por edhe i gjithë biznesi që keni qenë krah nesh edhe kur na janë shkelur të gjitha të drejtat. Shqipëria është në një humnerë financiare dhe psikollogjike. Kjo që po bëhet sot për qeverinë e nesërme është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Unë do garantoj këtë marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit. I them disa specialistëve në thonjëza, që duan të përfitojnë politikisht, që thonë këto pika s’janë të bëshme, këto pika janë plotësisht të bëshme. U them miqve që më dëgjojnë, do ulen taksat, dhe do fillojë një epokë e re për biznesin e mesëm dhe të vogël dhe këtë do ta bëjë kryeministri i ardhshëm.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img