Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kreu i Policisë së Çekisë, takim me Drejtorin Ardi Veliu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Policisë çeke Gjeneral Major Jan Švejdar, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të policisë çeke, ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. 

Gjatë vizitës, Presidenti i Policisë Çeke ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Çekisë në Shqipëri z. Jaroslav Ludva dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë Çeke z. Adriatik Shino.

Veliu dhe Švejdar kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin mes policive të dy vendeve dhe janë shprehur optimistë që marrëveshja e bashkëpunimit për patrullimet e përbashkëta mes dy vendeve të vihet në zbatim sa më shpejt. 

Veliu ka falënderuar ambasadorin dhe oficerin e kontaktit për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive.

“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave është shtrirë në disa fusha, qoftë mes drejtorive kundër narkotikëve, në fushën e sigurisë rrugore dhe në drejtime të tjera, por pavarësisht këtij niveli bashkëpunimi duhet të punojmë që ta forcojmë më tej. Një rast shumë i mirë bashkëpunimi është dakordësia dhe gatishmëria për nënshkrimin e marrëveshjes  për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik që nisëm që vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u pengua implementimi i saj. Shpresojmë që me përmirësimin e situatës kjo marrëveshje të jetëzohet. Ky është një rast i mirë që kolegët e të dy vendeve të shkëmbejnë eksperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”, – tha Veliu.  

Švejdar u shpreh se bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të dy vendeve do të thellohet akoma më shumë në vijim. Ai nënvizoi se Policia çeke do vijojë t’i ofrojë Policisë shqiptare ndihmën dhe eksperiencën e tyre. Švejdar ka siguruar Drejtor Veliun se punonjësit e Policisë çeke që do vijnë të patrullojnë në Shqipëri, do të jenë të pajisur me pajisjet me të mira që disponon Policia çeke.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img