Hapësire reklamuese

Rajoni

Kreu i PDK-së Veseli thirret nga Gjykata Speciale: Jam krenar, do të më intervistojnë si udhëheqës të UÇK-së

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur në një konferencë për media se është thirrur për intervistim nga Gjykata Speciale.

Veseli ka deklaruar se do të intervistohet me datën katër dhjetor në Hagë.

‘Ashtu siç jam zotuar se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë unë do ta bëja publike, gjenerata ime si gjithë gjeneratat tjera ka përjetuar shtypjen e rëndë të vendit tonë, ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje dhe unë jam krenar që iu jam përgjigjur thirrjes së vendit’, ka thënë ai.

Më tej, Veseli ka shtuar se do të jap përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.

‘Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor’, përfundoi Veseli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu