Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KREU i PD-së nxjerr 'sekretin': Kush më sjell informacionet për të INKRIMINUARIT e PS, ata gënjejnë si DERRI

Shkruar nga Newsbomb

Është hera e parë që lideri i PD përmend se ku i gjen të dhënat për personat e denoncuar, duke nisur nga Valdrin Pjetri, ish-kandidati I PS për bashkinë e Shkodrës që u gjend me shkelje të ligjit për dekriminalizimin, raporton newsbomb.al.

“Dhe gënjyen si derri. Për një muaj me radhë gënjyen, edhe pse e dinin fare mirë. Ne nuk kemi ndonjë shkop magjik që i marrim vesh se kush janë këta. Vetë nga Partia Socialiste na thonë se ky është me rekorde kriminale apo ai tjetri. Sepse edhe ata ndihen të poshtëruar dhe të turpëruar. Një pjesë e mirë e socialistëve të thjeshtë. E njëjta gjë me Kajmakun e Vorës apo Babanin e Vaut të Dejës. Dhe në një proçes që nuk kishte garë. Ky është modeli që duhet të shkatërrojmë”, tha Basha përpara të rinjve.

Në bisedimin me të rinjtë e Shkodrës, Basha tha se edhe për prokurorin Ndoj, PD ka akuzuar më parë për lidhjet e tij me krimin. Por kjo tani plasi dhe u bë publike, sepse ai ndërhyri te banda e Durrësit, raporton newsbomb.al.

“Edhe ne prokurorin e kemi denoncuar në lidhje me krimin. Por, u sulmua kur preku interesat e tyre, në Durrës te Gjushi, te Rama. Aty i treguan kallashin. Dhe filluan luftën me bandat.

Ndaj jo pa qëllim e kam nisur turin me të rinjtë, të tregojmë se kjo është Shqipëria. Ju të rinjtë. Jam i vendosur të vazhdoj betejën time për padrejtësinë dhe ju të jeni pjesë e këtij ndryshimi”, tha Basha, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll