Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Kreu i PD Durrës: Fermerët janë të braktisur dhe të mashtruar nga qeveria, po hedhin produktet në rrugë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

01c8848078abc9e0217e6bd99073357c

Kryetari i Partisë Demokratike Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka sulmuar qeverinë duke thënë se nuk po i mbështet fermerët dhe i ka lënë në mëshirë të fatit, duke i detyruar që të hedhin produktet e tyre në rrugë.

Ai thotë përmes një deklarate për mediat në rrjete sociale, se subvencionet e premtuara nga Rama nuk u dhanë asnjëherë.

Xhaferraj premton se me ardhjen e PD-së në pushtet, nuk do mund të zgjidhen të gjitha problemet, por ato kryesoret që shqetësojnë çdo ditë fermerët.

Deklarata e plotë

Fermerët: Të braktisur dhe të mashtruar nga qeveria në ikje

Fermerët janë të braktisur sepse kudo në të gjithë Shqipërinë kemi parë se vuajnë si mbështetjen e investimeve në infrastrukturë, ashtu edhe për të gjetur treg. Nëpërkëmbjes dhe braktisjes së qeverisë i janë përgjigjur duke hedhur në rrugë produktet bujqësore dhe duke u larguar masivisht nga Shqipëria.

Fermerët janë të mashtruar sepse Rama premtoi katër vite më parë 230 milion $ subvencione për bujqësinë, por subvencione janë dhënë vetëm për oligarkët edhe në fushën e bujqësisë. Mashtrimet dhe abuzimet vazhdojnë edhe me mbështetjen për fermerët për dëmtimet nga tërmeti.

Qeveria “Rilindja” nxori një Akt Normativ Nr.9, datë 16.12.2019 “Për përballimin a pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ky akt normativ u pasua me një Vendim të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, Vendim Nr.40, date 28.07.2020, për ndarjen e fondeve sipas fushave ku edhe bujqësia ishte e përfshire.

Fermerëve iu kërkua dhe aplikuan për dëmet nga tërmeti dhe që në dhjetor të 2019 janë përgatitur akt-konstatimet. Për më shumë se një vit, fermerëve i është thënë dhe rithënë që do të zhdëmtohen, por deri tani nuk kanë marrë asgjë. Nuk kanë marrë asgjë sepse duhet të shkojnë tek sekserët e qeverisë për të marrë jo zhdëmtime, por thërrime, sepse copën e luanit e duan të babëziturit e qeverisë.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë se me PD në qeverisje jo të gjitha problemet menjëherë mund të zgjidhen, por ajo qartazi ka premtuar se asnjëherë fermerët nuk do të jenë vetëm, nuk do të ndjehen të braktisur, në të gjitha problemet që do të ndeshin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img