Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Kreu i PD akuzon drejtorin e policisë në Kukës: Po mban “peng” sekretarin tonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati ka akuzuar drejtorin e Policisë atje, se po mban në mënyrë të paligjshme në komisariat sekretarin e Aksionit Qytetar pranë Degës së PD-së Kukës, të riun Ermir Matmuja.

Sipas Rexhmatit, sekretari u ndalua padrejtësisht ditën e sotme në orën 13:00, duke shtuar se shoqërimi i tij është bërë vetëm për tekat e drejtorit politik të Drejtorisë së Policisë Vendore Kukës.

Deklaratat dhe denoncimin Rexhmati i ka bërë përmes një shënimi në rrjete sociale.

“Edi Rama dhe urdherzbatuesit e tij ne kundershtim te hapur me ligjin, po i zgjasin duart jo vetem tek zgjedhjet por edhe tek ata persona qe kontribuan qe votat e kuksianeve te mos tjetersohen! Sot rreth ores 13.00 u ndalua padrejtesisht Ermir Matmuja Sekretar i Aksionit Qytetar prane Deges se PD Kukes! Matmuja mbahet i shoqeruar pa asnje shkak vetem per tekat e drejtorit politik te Drejtorise se Policise Vendore Kukes!” shkruan Rexhmati.

181260492 4164981013522127 2701437782405317474 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img