Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Kreu i PBDNJ mbështet minoritetet, edhe për vllehët suport maksimal

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Kuvendit dhe një përfaqësues nga më aktivët në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në vendin tonë, deputeti dhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ritheksoi dhe njëherë suportin për pakicat.

Dule ishte në një takim me organizatën Youth of European Nationalities (YEN) dhe Këshillin Rinor të Vllehëve të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe njëkohësisht Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, pati një bisedë frytëdhënëse me delegacionin me në krye z. Matic Germovšek dhe Këshillin Rinor të Vllehëve të Shqipërisë.

Dule shprehu kënaqësinë e këtij takimi duke vlerësuar punën e organizatës dhe shprehu mbështetjen e tij personale dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për një bashkëpunim gjithëpërfshirës për të drejtat e minoriteteve në Evropë.

Kreu i PBDNJ, Dule paraqiti një panoramë të zbatimit të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Kuadër të Drejtave të Minoriteteve në Shqipëri. Gjatë takimit u theksua se edhe pse ka arritje në zbatimin e konventave ndërkombëtare ka akoma shumë për të bërë. 

Më shumë