Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Kreu i OSBE në Shqipëri nënshkruan memorandum me kryetaren e GJK: Të forcojmë bashkëpunimin dhe avancimin e drejtësisë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kanë nënshkruar një memorandum, për të forcuar bashkëpunimin dhe avancimin e kapaciteteve të Gjykatës për të kryer punën e saj në përputhje me ndërkombëtarët.

“Ky është një moment i rëndësishëm, sepse jemi duke përfunduar një bashkëpunim midis Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE, i cili filloi shumë kohë më parë, i shtyrë nga qëllimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për të forcuar kapacitetet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Tusha.

Më tej, Del Monaco theksoi se nënshkrimi i memorandumit dëshmon për qëndrueshmërinë e bashkëpunimit të gjatë midis Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi për OSBE, për shkak të rolit specifik dhe themelor që Gjykata Kushtetuese luan në sistemin ligjor të Shqipërisë.

“OSBE qëndron atje ku qëndron zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë kujdes, me shumë respekt aktivitetet e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img