
Antonio Guterres shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme se nëse agresioni rus ndaj Ukrainës vazhdon të përshkallëzohet, bota mund të shkojë drejt një konflikti më të gjerë.
Guterres tregoi prioritetet gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke u fokusuar te pushtimi i Ukrainës, krizën klimatike dhe varfërinë ekstreme.
“Ne e kemi filluar vitin 2023 duke patur para nesh një grumbulli sfidash të ndryshme”, u tha ai diplomatëve në Nju Jork.
“Perspektivat për paqen vazhdojnë të zvogëlohen. Shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten”, tha ai.
“Kam frikë se bota po ecën në gjumë në një luftë më të gjerë. Kam frikë se po e bën këtë me sytë e saj të hapur”.
Duke theksuar nevojën për të vepruar me gjeneratat e ardhshme në mendje, Sekretari i Përgjithshëm përsëriti thirrjen e tij për një “transformim rrënjësor” të financave globale.