“Covidi “afat gjatë” po shkatërron jetën e miliona njerëzve dhe po bën kërdinë në sistemet dhe ekonomitë shëndetësore”, paralajmëron kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai u shpreh se bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19, por është gjithashtu tha se shumw persona ende po përjetojnë “vuajtje të zgjatura.
Covid ka vrarë pothuajse 6.5 milion njerëz dhe ka infektuar më shumë se 600 milion të tjerë. OBSH vlerëson se 10-20% e të mbijetuarve kanë ende simptoma afatmesme dhe afatgjata si lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.
“Femrat mund të vuajnë më shumë nga kjo gjendje. Me mungesën e një kure, Covidi afatgjatë po u kthen përmbys jetën shumë personave që përballen me pasojat frustuese dhe afatgjata” tha ai.
“Ndërkohë që pandemia ka ndryshuar për shkak të futjes së shumë mjeteve të shpëtimit të jetës dhe ka dritë në fund të tunelit, ndikimi i Covid-it të gjatë për shumë njerëz ka nevojë për veprim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”, tha Tedros.