Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kreu i LDK-së pas takimit me Kurtin: Pa ndërmjetësimin e SHBA nuk ka dialog me Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i LDK-së pas takimit me Kurtin: Pa ndërmjetësimin e SHBA nuk

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar ditën e sotme me kryeministrin Albin Kurti, ku ka deklaruar se pa ndëermjetësimin e SHBA-së nuk ka dialog me Serbinë.

“Sot e mbajtëm takimin e parë së bashku me nënkryetarin e partisë, z.Lutfi Haziri me kryeministrin Kurtin dhe zëvendësin Bislimi. Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj  e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish”, deklaroi kreu i lDK-së, Abdixhiku, transmetojnë mediet në Kosovë.

Ndërsa, sa i përket çështjes së reciprocitetit me Serbinë, Abdixhiku ka thënë se kryeministri Kurti ka ndryshuar pozicion në dialog për këtë proces dhe kauza të tjera që i ka pasur para se të bëhej kryeministër.

Ky takim mes Abdixhikut dhe kryeministrit Kurti erdhi pas ftesës së këtij të fundit  për tre krerër e opozitës, me qëllim bashkërendimin për çështje në interes të Kosovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll