Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kreu i KQZ, Biba takim me delegacionin e misionit të OSBE/ODIHR

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i KQZ-së Denar Biba dhe nënkryetari, Hysen Osmanaj, pritën sot në një takim delegacionin e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it.

Delegacioni i OSBE/ODIHR-it i kryesuar nga Richard Lappin, zëvendës-shef i Departamentit të Zgjedhjeve, dhe i përbërë nga Ana Rusu, Këshilltare e Lartë për Zgjedhjet, Alexey Gromov, Këshilltar për Zgjedhjet të OSBE/ODIHR-it dhe Francesco Pagani, Këshilltar i Lartë Politik në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, ndodhen në vendin tonë për tu njohur nga afër me situatën e përgjithshme para-zgjedhore dhe përgatitjet e deritanishme për zhvillimin e zgjedhjeve të datës 18 qershor 2017.

 Kryetari i KQZ-së Denar Biba e njohu delegacionin e OSBE/ODIHR me veprimtarinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë për përgatitjen e procesit zgjedhor, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe financimit të fushatave zgjedhore.

Vizita e Misionit të Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR ndërmerret në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare, për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare dhe në përputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it.

Pas përfundimit të vizitës, delegacioni do të hartojë një raport gjetjesh i cili do të përmbajë edhe rekomandimin mbi llojin dhe përmasën e Misionit (të pritshëm) të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.