Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kreu i Komunitetit Mysliman uron Arjan Dodajn: Punë të mbarë, do të kemi bashkëpunim të ngushtë

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Komunitetit Mysliman uron Arjan Dodajn: Punë të mbarë, do

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar Arjan Dodajn për emërimin si Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës.

Spahiu shkruan se së bashku me Imzot Arjan Dodaj dhe krerët e tjerë fetarë, do të kenë një bashkëpunim të ngushtë në forcimin e trashgimisë së shkëlqyer ndërfetare në vendin tonë.

“Miku im, Arjan Dodaj, është përzgjedhur nga Papa Françeksu në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës. Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se, së bashku me Imzot Arjan Dodaj, dhe krerët e tjerë fetarë, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë përsa i përket ruatjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer të harmonisë ndër fetare në vendin tonë”, shkruan Bujar Spahiu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll