Hapësire reklamuese

Politikë

Kreu i komunës së Tuzit uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: I lumtur për rezultatin! Provë e besimit të qytetarëve ndaj udhëheqjes suaj

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i komunës së Tuzit uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare. 

Në një postim në Facebook, Gjeloshaj shprehet i lumtur për rezultatin e zgjedhjeve, teksa thekson se kjo sipas tij është një provë e besimit të qytetarëve ndaj udhëheqjes së Ramës. Sipas tij ky moment duhet shfrytëzuar për rrugën europiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Nik Gjeloshaj:

I nderuari kryeministër Edi Rama,

Jam shumë i lumtur për rezultatin tuaj historik të zgjedhjeve.

Ky rezultat është provë e besimit të qytetarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve në suksesin e udhëheqjes Tuaj. Shfrytëzoni këtë sukses për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe për të mirën e çdo shqiptari kudo është .

I nderuari Kryeminister, Ju lutem që një gjë mos t’a harroni në asnjë moment, nuk jeni vetëm Kryeministri i qytetarëve të Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve!

Me respekt,

Nik Gjeloshaj

Më herët kryeministri Edi Rama mori mesazhe urimi nga krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut si: Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll