Tirana
scattered clouds
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
40 %
4.6kmh
40 %
Mër
29 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Kreu i Komisionit Hetimor e thotë hapur: Meta shkeli Kushtetutën se ndërhyri në fushatë zgjedhore. Te raporti ka nxitje dhune apo urrejtje…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komisionit Hetimor, deputeti Alket Hyseni tha se Presidenti aktual i Republikës, Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën.

Kjo pasi ai u përfshi në fushatë elektorale dhe u bë krah me një apo disa palë politike. Gjithashtu Hyseni tha se në raportin e detajuar, ka dhe nxitje dhune apo nxitje urrejtje.

albsig

“Fyu dhe etiketoi një palë tjetër politike”, shtoi Hyseni.

Alket Hyseni: Nxiti dhunën dhe urrejtjen. Komisioni Hetimor paraqiti raportin e detajuar me prova konkrete, pamje filmike, postime, shkresa, komunikime. Që faktojnë atë që opinioni publik e ka të qartë. E dinë dhe e kuptojnë të gjithë që ai ka shkelur Kushtetutën. Ai ka dalë nga roli i tij si president. Atij i ndalohet të marrë pjesë në fushatë zgjedhore, të bëjë komente politike dhe të mbajë kah politikë. Të fyejë apo etiketojë një palë politike. Është një rast i ngjashëm me Korenë e Jugut. Pjesëmarrja e Presidentit në fushatë është shkelje e Kushtetutës. Meta në fushatë ka sulmuar PS-në, ka thënë është e lidhur me Ndraghetan dhe me mafien.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img