Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Kreu i KMSH-së pas vrasjes në Velipojë: Asnjë motiv s’mund ta justifikojë marrjen e jetës së tjetrit, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Zoti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku mbetën të vdekur katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se nuk ka asnjë motiv që mund të justifikojë marrjen e jetës së njeriut.

Ndër të tjera ai shton se “Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti”.

Postimi i Plotë:

Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit.

Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve.”

Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti.

Më shumë

spot_img
spot_img