Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kreu i ILD flet për gjyqtaren e “Tik Tokut”: Duhet të përmbahesh dhe të heqësh dorë nga shumë gjëra që të tjerët i bëjnë lirshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektori i Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani dha një intervistë për gazetarin Mustafa Nano, emisionin “Arnautistan”, ku foli dhe për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit u bë mediatike pasi postonte në Tik Tok video nga jeta e saj personale, mirëpo aspak të denja për një gjyqtare.

I pyetur për rastin e magjistrates, për të cilën ILD ka kërkuar pezullim dhe shkarkim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, z. Metani tha se mirëkupton sensibilitetet e ndryshme publike, por vepron mbi bindjen e bazuar në ligj, mbi sjelljen që duhet të ketë një zyrtar në publik, e akoma më tepër një magjistrat, që vendos për jetën e të tjerëve. 

“Për këtë arsye, ti duhet të jesh shumë rigoroz në sjelljet e tua, duhet të vetëpërmbahesh e duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra, që të tjerët mund t’i bëjnë shumë lirisht, edhe pse mund të jetë brenda sferës private. Eshtë domosdoshmëri pikërisht për këtë efekt, që krijon tek qytetarët vendimarrja jote.”

Reagimi i ILD-së ishte i shpejtë tha z. Metani, sepse publiku e meritonte një përgjigje të shpejtë, nga institucionet që e kanë detyrim e për pasojë edhe pse kam vëmendje për perceptimet që përcillen në publik, vendimmarrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë e lidh vetëm me ligjin e asgjë tjetër. 

“Bindjen time personale të bazuar në ligj, unë nuk e negocioj me asgjë. Me asnjë artikull apo deklaratë publike“, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img