Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kreu i i “Bandës së Durrësit”, arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i i “Bandës së Durrësit”, arrestohet në

Lulzim Berisha i cilësuar si kreu i “Bandës së Durrësit” është arrestuar në Spanjë.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit e cila njofton se si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.  

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes  inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njofton policia.

Lulzim Berisha, drejtuesi i bandës së Durrësit, është iu shpallur në këkrim SPAK, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, vrarë në Tiranë me bombë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.

LEXO EDHE: I shumëkërkuar nga Drejtësia, kush është Lulzim Berisha

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese