Hapësire reklamuese

Ekonomi

Kreu i Hidrokarbureve, Aliaj: 80% e tregtarëve ofrojnë naftë pa cilësi

Shkruar nga Newsbomb

Aliaj përsëriti sërish arsyetimet dhënë këto ditë se cmimi i naftës në Shqipëri është i lartë vetëm për shkak të taksave të larta në vend dhe aspak për shkak të monopoleve apo rënies dakord mes kompanive për të mbajtur cmimin të fiksuar. 60% e kostos së një litri nafte, sipas tyre shkon për taksat.

Cmimi i naftës në Shqipëri është aktualisht 165 lek për litër, një nga cmimet më të larta në rajon dhe në Europë. Aktualisht Kosova ka një cmim prej 130 lek për litër. Kurse në Mal të Zi e Serbi është përkatësisht 140 dhe 135 lek për litër.

Nga 185 lek për litër në vitin e kaluar, cmimi i naftës në vendin tonë ka rënë në 165 lek për litër për shkak të rënies së cmimit në botë. Rënie ende jo e konsiderueshme, krahasuar me zhvillimet jashtë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese