Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kreu i FRPD-së denoncon skandalin: Rrëzimi i tavanit të konviktit në Qytet Studenti rrezikoi jetën e 30 studenteve! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi, ka publikuar një skandal, i cili sipas tij ka rrezikuar edhe 30 jetë njerëzish.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi ka denoncuar me video skandalin se si tavani i katit të tretë në konviktin numër 20 në Qytet Studenti dhe ka rrezikuar jetën e 30 studenteve.

Postimi i plotë:

Skandaloze! Tavani i godines nr.20 te qytetit studenti ka rene ne te gjithe hapsiren e katit te trete. 30 vajza qe banonin ne kete godine jane nxjerre jashte duke mos patur asnje mbeshtetje. Reagimi i autoriteteve qe e kane mendjen per propagande dhe te mbushin xhepat ka qene: ‘shkoni ne hotel se nuk kemi c’bejme’. Studentet e prinderit e tyre paguajne per konviktet dhe serish detyrohen te paguajne per hotel.

Ky eshte ‘pakti per universitetin’ i Edi Rames. 30 vajza qe vijne nga rrethe te ndryshme, te lena jashte pa asnje mbeshtetje, ne mes te nates. Kjo eshte puna e kesaj qeverie. Ky eshte standardi i Edi Rames! Nderton per shoë, mbush xhepat dhe pastaj gjithcka shkaterrohet. Fatmiresisht s’ka patur njeri ne godine ne ate cast dhe nuk ka patur te lenduar. Ketij fakti duhet t’i gezohemi te gjithe sot!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu