Hapësire reklamuese

Politikë

Kreu i FRPD, Këlliçi: Nesër në shesh do merret vendimi i madh

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë në një intervistë në studion e Ora Neës, se mijëra qytetarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e së shtunës më 18 shkurt.

Këlliçi: Ajo që mund të konfirmoj është se nesër në orën 12 do të nisë protesta. Se kur përfundon, se si do të vijojë, se çfarë vendimi i madh do të merret nesër në shesh, kjo do të jetë në dorën e qytetarëve.

Do të jenë ata që do të jenë në shesh bashkë me drejtuesit e opozitës do të marrin një vendim bashkërisht. Kryetema  janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nesër janë të ftuar të gjithë qytetarët për të ardhur dhe për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizje, e cila do të çmontojë këtë sistem të korruptuar politik që sot është në krye të qeverisë.

Kjo qeveri ka ardhur në 2013 me votë në krye të vendit dhe ka ardhur me premtime bombastike. Njerëzit nuk duhet të ikin nga vendi. Kur qeveria nuk mban premtimet, duhet të jetë ajo që largohet jo qytetarët. Nga ana propagandistike, kjo qeveri është shumë e zonja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu