Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
68 %
0.5kmh
0 %
Die
19 °
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
E diel, 28 Maj, 2023

Kreu i Fondacionit Çamëria: Ligji i luftës nuk hiqet, shqiptarët kanë prona në Greqi

Lajme të ngjashëm

Alket Veliu, Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” shprehet se ligji i luftës me Greqinë ekziston dhe në qëndrimin e tij, ai thotë se ka dyshime se nuk do të abrogohet.

I ftuar në “Ora e Betit”, Veliu theksoi se ligji i luftës sot nuk hiqet sepse në Greqi ka prona të shtetasve shqiptarë, dhe kjo përdoret si mjet presioni nga vendi fqinj.

“Ligji i luftës ekziston edhe pse shumë zëra brenda dhe jashtë Shqipërisë tentojnë t’i japin interpretime të tjera ose ta mohojnë. Kjo është dëgjuar nga Dendias apo edhe ministrja të tjerë që e kanë quajtur si një histeri historike.

Ligji i luftës sot nuk hiqet sepse kemi të bëjmë me edhe me prona të shtetasve shqiptarë në Greqi. Kjo është në duart e Greqisë si një mjet presioni dhe kam dyshime nëse do të hiqet ky ligj lufte”, u shpreh Alket Veliu, Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”.


Më shumë