Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Kreu i FIFA-s Infantino mbërrin sot në Shqipëri, pritet nga Duka e do takojë edhe Ramën: Inauguron shtëpinë e futbollit

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i FIFA-s Infantino mbërrin sot në Shqipëri, pritet nga Duka

Sot presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mbërrin në Tiranë në mesditë, në një vizitë me dy qëllime, festimet e 90 vjetorit të marrëdhënieve mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe FIFA dhe së dyti, inaugurimi i Shtëpisë së Futbollit, selia ku është vendosur sot FSHF-ja, me kontribut të përbashkët të qeverisë shqiptare që dha truallin dhe fondet e dhëna nga Fifa nëpërmjet projektit Fifa Forward, raporton Newsbomb.al.

Zyra e shtypit e FSHF informon se Gianni Infantino do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi, ndërkohë që presidenti i FIFA do të jetë nën shoqërinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Më pas, gjatë pasdites, të gjithë bashkë do të shpalosin pllakatën në shtëpinë e futbollit.

Gianni Infantino është propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF edhe për një mandat tjetër në krye të FIFA në zgjedhjet që pritet të mbahen vitin që vjen.

Gjatë këtij viti, presidenti i UEFA-s Ceferin ka ardhur disa herë në Shqipëri, njëherë përpara finales së Conference League në 25 maj dhe herën tjetër në ditën e ndeshjes mes Romës dhe Feynord, që ishte ndeshja kartolinë e zhvilluar në Shqipëri.

Për Infantinon, është një ndër vizitat e para zyrtare. FSHF hyn në një epokë të re të marrëdhënieve të ngushta me organizmat ndërkombëtare të futbollit, me një vëmendje të shtuar të këtyre të fundit në vendin tonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll