Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kreu i Drejtorisë Detare bën denoncimin e FORTË: Po i fshihet amza 2000 detarëve, u hiqet e drejta për punësim në anije

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

89be78fd713b55143d2ffd864c7f660e

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, thotë se po ndryshohet kodi detar në 2 nene.

Sipas tij, po tentohet pa njoftim t’i fshihet amza e detarëve, e cila daton që në vitin 1913.

Përmes një shënimi në facebook, Ndreu shprehet se në mënyrë të fshehtë po zhbëhet arsimi i tyre, e drejta e tyre për punësim ne anijet me flamur shqiptar.

npk_qyXn_400x400.jpg

Denoncimi i Paulin Ndreut

Si mund te hesht per detarët, si mund te hesht kur neperkemben dhe tentojne ti zhbejnë sikur nuk ekzistojne.Janë aferisht 2 mije detarë Shqiptarë qe punojne ne anije me flamur Shqiptar dhe anije me flamur te huaj. Dje ndodhi e paimagjinueshmja, pa njoftim tentohet te fshihet amza e detareve qe daton qe nga viti 1913, zhbehet e drejta dhe arsimi i tyre, u hiqet e drejta per punesim ne anijet me flamur Shqiptar. Per ata qe kane dhenë shpirtin ne det per vite te tëra, ndryshohet kodi detar ne 2 nene dhe asnje se kuptoi pse, s na pyeten edhe pse kundershtuam fort, por une nuk do hesht, do luftoj per te drejtat e tyre me çdo çmim. Detaret kane histori qe nga koha e Ilirise dhe s mund te zhbehen nga askush cilido qoftë ai…

Më shumë

spot_img
spot_img