Hapësire reklamuese

Politikë

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ua thotë në sy deputetëve: Ju nuk e keni seriozisht Hartën e re! Po vendosni gurë të shtrembër që në themel

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ua thotë në sy

Maks Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatisë ka qenë i ftuar sot në seancën dëgjimore që po mbahet në Kuvend, për Hartën e Re Gjyqësore. Ai jua ka thënë në sy ligjvënësve, nga të dy krahët, se ata nuk e kishin seriozisht punën sepse "po vendosnin gurë të shtrembër që në themel".

"Ne nuk besojmë që ju e keni seriozisht. Ne erdhëm këtu, do jua themi të dy krahëve, unë jam një qytetar që familjen e kam në Shqipëri. Ju nuk e keni me seriozitet hartën gjyqësore dhe kërkesa jonë është pezulloni hartën e re gjyqësore. Të mos bëjmë zgjidhje që të bëjmë prapë zgjidhje. Të mos vëmë gurë të shtrembër në themel. Ju siguroj që ne nuk e kemi bërë këtë lëvizje për xhepin tonë", u shpreh Haxhia.

Për fjalën e tij ai tha se u ndikua nga bisedimet në sallë, pasi vetë deputetët po shpreheshin se e kishin vendosur miratimin. Na keni ftuar kot ne këtu, tha kreu i Dhomës së Avokatisë, organizatë që prej më shumë se dy javësh ka bojkotuar seancat plenare.

Pjesë nga fjala e Maks Haxhisë në Kuvend:

Ne nuk jemi që të krijojmë probleme, por përkundrazi të zgjidhim probleme. Detyra jonë, me shumë mençuri i ofruam KLGJ dhe një zgjidhje, nëse ju avokatët nuk i doni me status, i bëni këshilltarë derisa të evadohen çështjet deri në pikën zero. Gjyqtarët që do vijnë nga rrethet, do sjellin me vete ngarkesën. Ne kërkuam në radhë të parë për eficensën në drejtësi dhe bëmë propozimet tona.

Të mos kalonim nga 6 apele në 1. Ne ofruam zgjidhje që të paktën të ketë tre ose katër Apele. Shkodra, Tirana, një në Fier ose Vlorë dhe Korça. Gjithashtu, kundërshtuar suprimimin e gjykatave të shkallës së parë administrative. Ne kërkuam që Saranda, pranuam vetëm për Sarandën, se ishte zgjidhje politike dhe jo teknike.

Kërkuam dhe që Lushnja me 200 mijë banorë të ketë një gjykatë të shkallës së parë. Jo administrativen se nuk ka asnjë lidhje ajo atje. Kërkuam dhe që Kurbini të kishte gjykatë të shkallës së parë. Ne propozuam që të bëhej me faza dhe jo menjëherë.

Ne nuk besojmë që ju e keni seriozisht. Ne erdhëm këtu, do jua themi të dy krahëve, unë jam një qytetar që familjen e kam në Shqipëri. Ju nuk e keni me seriozitet hartën gjyqësore dhe kërkesa jonë është pezulloni hartën e re gjyqësore. Të mos bëjmë zgjidhje që të bëjmë prapë zgjidhje. Të mos vëmë gurë të shtrembër në themel. Ju siguroj që ne nuk e kemi bërë këtë lëvizje për xhepin tonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll