Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kreu i burgjeve ngre ALARMIN, letër Markut dhe Gjonajt: Po LIROHEN të dënuarit

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka ngritur alarmin për sigurinë e burgjeve në vend.

Shqiptarja.com ka publikuar një shkresë, që Ismaili i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe prokurorive të rretheve.

Në letrën e Ismailit ngrihet shqetësimi se nga burgjet po lirohen të burgosur që nuk kanë përfunduar kryerjen e dënimit. Sipas shkresës së publikuar hilja,  është se prokurorët e rretheve po u njohin ditët e punës të dënuarëve, duke u konvertuar dënimin.

Por, në letrën që Ismaili u dërgon prokurorive të rretheve, Arta Markut dhe Etilda Gjonajt, sqaron se “me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8328, dt 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989 “ Për  zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë” u shfuqizua dhe madje urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2004 për zbatim të menjëhershëm.

Sakaq, Agim Ismaili merr shkas nga rasti i fundit, ku vetëm pak kohë më parë, u la i lirë pa përfunduar dënimin i dënuari me rrezikshmëri të lartë, Lulzim Cakaj. Marrë shkas nga kjo, kreu i burgjeve  ka ngritur alarmin.

5d682aa178f26Screenshot_1.jpg

5d682aad38868Screenshot_3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.