Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KREU I BASHKISE SË VLORËS kërkon nga vlonjatët: Kur ju zgjidhim punët, na thoni ndonjëherë FALEMNDERIT (Si e feston Dritan Leli ndryshimin e viteve)

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në televizionin lokal të qytetit, ka kërkuar natën e ndërrimit të vitit që qytetarët e Vlorës të jenë falenderues në momentin që punët e tyre zgjidhen.

Deklarata e tij u bë në një panel festiv me gazetarët, ndërsa pyetej se ç’priste nga viti 2019. Dritan Leli, tha përpara vlonjatëve se ai i ndihet në borxh familjes së tij, por se ka bërë gjithashtu shumë për qytetin e Vlorës. Investimet tha Leli që kanë ardhur në vlorë falë mbështetjes së kryeministrit kanë qenë të mëdha. Por duke ditur edhe karakterin e vlonjatëve, Dritan Leli bëri edhe një kritikë. “Kemi shumë mesazhe falenderimi. Po do të doja shumë që kur të zgjidhim problemet qytetarët duhet të na falenderojnë. Ajo që duam të gjithë është e mira publike.

Deri dje i lanim përdite makinat. Sot nuk është e nevojshme. Pra duhet të kemi të gjithë mesazhet e falenderimit” tha kryetari i bashkisë së Vlorës. Në television, Leli tregoi se është një njeri tradicional. Festimet për Vitin e Ri janë me familjarët e tij. Duke treguar edhe traditën e familjes së tij të gatimit të dollmës me peshk, dhe jo me gjel deti, sic jemi mësuar gjithmonë të dëgjojmë. “Ne mblidheshim te shtëpia e gjyshit tim, aty kam lindur dhe jam rritur dhe kujtoj gatimet e gjyshes sime. Ajo na ka trashëguar të gjithëve të gatuajmë. Në shtëpitë vlonjate është gjeli i vitit të ri që bëhet me dollmë.

Gjyshja ka pasur një gjë që bënte dollmë me peshk. Eshtë e pazakontë por ne e kemi trashëguar. Përvec gjelit, ne gatuajmë edhe dollmën me peshk. Receta është normale. Te dollma me mish gjel deti përdoret qepë, ndërsa këtu përdoret presh dhe me arra dhe ka edhe bukë misri” tha Leli. “Unë jam përpjekur të marr më të mirën për të bërë punë të mira. Nëse ka ndonjë gjë negative që do të thosha është ajo fjala e vogël e vajzës sime Izabel që një ditë kur unë mungova ajo I tha të ëmës: mami unë dua që babi të bëjë një jetë normale. Jam duke punuar fort për të gjetur të gjithë elementët e mundshëm për të bërë njerëzit bashkë. Dhe unë përpiqem për ta bërë këtë gjë” tha kryebashkiaku i Vlorës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese