Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Kreu i Bashkisë Kavajë me probleme me ligjin u bë kreu i PS’, deputeti i kthehet ashpër Shabanit: Po gënjen! Tërhiqe deklaratën ose…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a7a4c7ac5a1ae7f69cb68d6446a7e526

Ambasadorja Yuri Kim më herët i bëri kërkesë liderëve të partive më të mëdha politike, që të mos përfshijnë persona me të shkuar kriminale dhe probleme me drejtësinë në listat e kandidatëve për deputetë.

I pyetur lidhur me këtë kërkesë, Rama tha se partitë nuk janë drejtori policie dhe se çdokush mban përgjegjësi për veten e tij, të shkojë ose jo para drejtësisë për deklaratë të rreme.

Ndërkohë që kjo temë po diskutohet në “Open” dhe një nga krerët e Nismës thurje, Endri Shabani duke sulmuar kryeministrin, tha se kreu i Bashkisë në Kavajë që kishte probleme me ligjin u bë kryetar i PS, po në Kavajë.

Sipas deputetit të PS, Alket Hyseni kjo është një gënjeshtër e madhe dhe i ka kërkuar me ngulm Shabanit që të kërkojë falje.  

Zyla: Mos na bëj si profesor kot.

Shabani: Unë jam profesor, ke ardhur për zhurmus ti?

Zyla: Unë zhurmues?

Shabani: Ajo që mendoj unë se pse është parti shtet është sepse Rama i kontrollon të gjitha pushtetet. Ka në dorë policinë, SHISH-in, të gjitha instrumentet. E zëmë se është njeriu më naiv, si ka mundësi që kryetari i Bashkisë në Kavajë ikën dhe bëhet kryetari i PS në Kavajë?!

Hyseni: Po gënjeni, tërhiqe deklaratën kërko falje!

Shabani: Po të bëj një pyetje, mbase nuk është…

Hyseni: Aaa mbaseeee, kërko falje dhe s’më bën dot pyetje mua se po gënjeni!

Shabani: E lëmë këtë, vazhdojmë me diçka tjetër.

Hyseni: Ti s’ke prova.

Shabani: Unë mendoj në bindjen time që Rama është marrë peng nga ky sistem. Dhe Rama ka filluar duke iu imponuar njerëzve me dhunë dhe para, nga ata të fortit e zonës dhe atyre që kanë para. Një lider i tillë që nuk frymëzon më nuk qeveris dot më.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img