Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Kreu i Ballit Kombëtar flet në Kuvend, socialisti Arben Pëllumbi e ndërpret, Alimadhi nervozohet: Kafshoje çik gojën kafshoje, kush je ti ore?! (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi ka mbajtur sot fjalën e fundit në Kuvend. Teksa ai tregonte “histori” nga e kaluara, socialisti Arben Pëllumbi e ka ndërpreë duke kërkuar që ai të mos vazhdonte më tej.

Mirëpo, kjo kërkesë ka nervozuar Adriatik Alimadhin, i cili i ka kërkuar Pëllumbit që të “kafshonte gojën”.

Debati:

Alimadhi: Dëgjo, dëgjo se s’ke dëgjuar asgjë ti. Kafshoje çik gojën, se unë s’kam folur kur ke folur ti. Kafshoje gojën, kafshoje cik gojën.

Si s’më lejon ti. Ç’ është ky koncept? Kush je ti që nuk më lejon mua more. Pas 30 vitesh ti nuk më lejon mua. Kafshoje cik gojën.

*Arben Pëllumbi flet por nuk dëgjohet, duke qenë se ishte pa mikrofon dhe në fund të sallës

Vasilika Hysi: Zoti Alimadhi, ju lutem se është fjala e fundit…

Alimadhi: Komunistët iu kanë këputur organet seksuale ballistëve që të mos krijonin familje. Iu kanë nxjerr sytë, iu kanë këputur gjymtyrët.

Vasilika Hysi: Zoti Alimadhi, keni kaluar kohën, ju lutem

Alimadhi: Po më lini more të flas, ju bëni sikur unë… Mos më ndërprisni kështu.

*Debati nga minuta e 24.00

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img