Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha po përgatitet për të marrë PD pas zgjedhjeve të 14 majit

Shkruar nga Newsbomb
Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha po përgatitet për të marrë PD

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ai u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania" se Lulzim Basha po përgatitet për të marrë drejtimin e partisë pas zgjedhjeve të 14 majit.

Sipas Spahiut, për dy javë Basha do të shkojë në SHBA ku është thirrur pikërisht, lidhur me seancën gjyqësore për vulën e PD, e zhvilluar pak ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

“Mendoj se Basha po përgatit rikthimin, sepse Basha po pret të sulmojë me të njëjtën armë që e sulmoi Berisha në 6 mars. Po pret humbjen në 60 bashki të Berishës. Ai do rikthehet pas zgjedhjeve lokale si shpëtimtar i dy humbësve, Berisha dhe Alibeaj, të cilët vetëm luftë me PSD nuk kanë.

Juridikisht s’e ka dhënë dorëheqjen, do kthehet defakto në krye të PD pas zgjedhjeve. Në dijeni time, Basha për 2 javë shkon në SHBA ku është thirrur pikërisht pas procesit gjyqësor për vulën, që u ndoq edhe nga përfaqësues të SHBA”, tha Spahiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu